Home Rajoni Policia në ve...

Policia në veri: Serbët mund të qëll*jnë, por nuk na frikësojnë

50
0

Zëvendës drejtori i policisë për veriun në Kosovë, Veton Elshani, thotë se situata në atë pjesë të vendit nuk është e mirë, edhe pse momentalisht e qetë. Ai i tregon gazetares britanike se me çfarë rreziku haset çdo ditë policia e Kosovës, me patrullat që duhet të kenë me vete dronë, dylbi, jelekë antiplumb, AK-47 dhe armë të tjera.

The Telegraph sjell në vëmendje deklaratat e fundit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, me të cilat sinjalizoi se mund të nisë një pushtim. Frika për shpërthimin e një luftë kulmoi në shtator të vitit 2023 kur paramilitarët serbë kryen sulmin në Banjskë, shkruan media britanike. Elshani konfirmon se Banjska ndryshoi gjithçka në terren, me policinë e Kosovës që tashmë po kontrollon çdo cep të veriut, duke shkatërruar 65 rrugë ilegale drejt kufirit me Serbinë.

“Serbët nuk mund të bëjnë një rrugë, të cilën ne nuk e gjejmë. Banjska e ndryshoi lojë, e çoi rrezikun në një nivel tjetër për shkak të vdekjeve. Kur gjaku derdhet, atëherë është një problem”, tha zëvendës drejtor i policisë për veriun, Veton Elshani.

Zëvendës drejtori i policisë për veriun tregon se efektivët e tij po trajnohen për t’i bërë ballë një sulmi. “Nuk është tashmë një surprizë dëshira e Vuçiçit për pushtim. Ata mund të na qëllojnë ne, por kurrë nuk do të na trembin.”

Elshani e shoqëron ekipin e medias britanike në veri dhe I tregon skenat e përballjes me armë mes policisë së Kosovës me paramilitarët serbë në Banjskë. Në Mitrovicën e Veriut, gazetarja vëren grafitet kërcënuese dhe ato me mesazhe pro Rusisë dhe pushtimit të Ukrainës.

“Bazuar në vetë fjalët e Vuçiç, z.Kurti beson se presidenti serb po pret kohën e duhur për një mundësi për të pushtuar. Miqësia e Vuçiçit me Vladimir Putin është e njohur dhe Kurti beson se është në interesin e liderit të Rusisë që Serbia të pushtojë Kosovën, si një shpërqendrim nga lufta e tij në Ukrainë”

Gazetarja britanike, e shoqëruar nga ushtarët amerikanë të KFOR-it, ka udhëtuar deri në kufirin që ndan Kosovën dhe Serbinë. Togeri i parë i gardës kombëtare të Xhorxhas, tregon se detyra e trupave të SHBA është që të zbulojë çdo person që synon të zhvillojë aktivitete armiqësore, ndërsa snajperët janë drejtuar nga toka serbe.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit