100 vjetori nga vdekja e Ismail Qemalit, Meta: Të punojmë për një Shqipëri europiane

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta zhvilloi sot homazhe dhe vendosi kurora me lule te shtatorja e Ismail Qemalit, për të përkujtuar 100 vjetorin e vdekjes së tij. Në një prononcim për mediat, Kreu i Shtetit vlerësoi rolin e babait të kombit në themelimin e shtetit modern.

“Sot është mnomenti jo vetëm të përkulemi para veprës së tij por edhe të angazhohemi për forcimin e shtetit shqiptar, ruajtjen dhe lartësimin e simboleve tona kombëtare por njëkohësisht edhe për përmbushjen e ëndrrës së tyre për një Shqipëri plotësisht europiane”.

Ndërsa në një status në facebook, Kreu i Shtetit dha këtë mesazh. ”Në përvjetorin e 100 të kalimit të Tij në përjetësi, përulem me respekt dhe nderim para veprës së ndritur të Atit të Pavarësisë së Shqipërisë, themeluesit të shtetit modern shqiptar, Ismail Qemali, një prej burrave më të mëdhenj të kombit tonë. Shqipëria e pavarur dhe europiane ishte ëndrra e tij, që kërkon shumë punë për t’u përmbushur”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?