7 organizatat globale: Rama kërkon të bllokojë leximin e shypit të huaj
Liria e medias, është një element thelbësor në demokracinë e sotme. Është një mjet që qytetarët të mësojnë të vërtetat dhe të mos ndikohen nga propaganda e politikës. Ndaj dhe për të matur lirinë e shtypit në Shqipëri, shtatë organizata globale që merren me lirinë e medias dhe mbrojtjen e gazetarëve, kanë analizuar sesa liri nga shypi në Shqipëri.
Në një takim me Kryeministrin Edi Rama, delegacioni është njohur edhe me projektin që sipas tyre ka Rama. Ata janë shprehur se kreu i qeverisë kërkon që të mbyllë mediat kritike ndaj tij dhe të bllokojë leximin e medieve të huaja në Shqipëri. Të tillë censurim të medias, e ka bërë Turqia dhe Kina.
Nuk është hera e parë që kryeministri Edi Rama ka probleme me lirinë e shypit. Fill pas publikimit të përgjimeve nga ana e medias gjermane ”Bild”, Rama ”kërcënoi” gazetarin gjerman me padi. ”Kam vendosur ta çoj në gjykatat gjermane këtë gazetar dhe në atë vend të bekuar, ku drejtësia nuk bën lojra me sekretet hetimore e ku dinjiteti i njerëzve dhe i shteteve respektohet si vlerë e pacënueshme, le të shohim kush është me të drejtën në këtë histori drejtësie të munguar”.
Delegacioni është takuar me gazetarë; kryeredaktorë, përfaqësues të shoqërisë civile, organizata ndërkombëtare dhe ambasada të huaja të pranishme në Tiranë; dhe zyrtarë të lartë të qeverisë, përfshirë Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Delegaconi përbëhet nga Qendra Europiane për Liri të Shtypit dhe të Medias (ECPMF), ARTIKULLI 19, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), Federata Europiane e Gazetarëve (EFJ), Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPI), Reporterët Pa Kufij (RSF) dhe Organizata e Medias së Europës Juglindore (SEEMO).
Pjesë nga raporti për lirinë e medias në Shqipëri:
Delegacioni gjeti se liria e shtypit në Shqipëri është në përkeqësim. Sulmet fizike të kohëve të fundit kundër gazetarëve kanë mbetur të pazgjidhura. Zyrtarët më të lartë publikë rregullisht përdorin gjuhë që ul vlerat dhe sulmon gazetarët kritikë.
Administrata publike, përfshirë zyrën e kryeministrit dhe kryetarit të bashkisë Tiranë, nuk janë transparencë në ndërveprimin e tyre me median dhe kufizojnë aksesin e gazetarëve kritikë.
Legjislacioni i propozuar së fundmi i lidhur me median, përfshirë një skemë drakoniake rregullimi për median shqiptare dhe atë të huaj, nuk është në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
Ne jemi të shqetësuar se Shqipëria, një demokraci, një Shtet anëtar i Këshillit të Europës dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE), dhe një vend kandidat për Bashkimin Europian, nuk po respekton detyrimet e saj për të garantuar dhe mbrojtur lirinë e shprehjes dhe lirinë e shtypit siç kërkohet nga ligji shqiptar dhe instrumentet ndërkombëtare, përfshirë Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.
KOHA JONË SONDAZH

