A do jetë protestë e qetë? Duma: PD merr përsipër përgjegjësitë

Deputetja e PD, Grida Duma ka folur për zhvillimet e fundit poltike si dhe ngjarjen e Kavajës dhe të Malësisë së Madhe ku një polic ngacmoi seksualisht  një 15-vjeçare. E ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Grida Duma u shpreh se mekanizimi që i shpëton këto ngjarje është shembulli i ndëshkimit dhe avancimi i gruas në Shqipëri.

“Shqipëria është vendi numërin një në Evropë që ka dhunën në familje më të lartë. Ne heshtëm, por qeveria shkon dhe nxjerr familjen e vajzes në Kavajë. Në këtë sens politika nuk e ka mbajtur veten të mos përfitojë nga kjo. Nuk po krijojmë dot institucione që të japin modelin e frikës të paktën. Mekanizimi që i shpëton këto ngjarje është shembulli i ndëshkimi dhe avancimi i gruas në Shqipëri. Kanuni në Shqipëri është keqpërdorur. Unë jam në kontakt me avokatë të familjes në Kavajë dhe më thotë që dhunuesit i bën bashkë fakti se ose kanë pushtet politik ose kanë para.  Dhuna në familje vjen dhe si pasojë e mosfunksionimit të institucioneve. Duhet të hapen negociatat, pasi vendi ka nevojë për monitorim. Jemi në situata që duhet veprim dhe jo analizë”- tha Duma.

Sakaq e pyetur se sa do zgjasë protesta e opozitës më 16 shkurt dhe nëse do jetë e qetë, Duma tha se PD mban përgjegjësi gjithmonë për protestat e veta. Duma u shpreh e bindur për pjesëmarrjen masive në protestë dhe sipas saj opozita kërkon krijimin e një qeverie tranzitore pa Edi Ramën.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sa do të zgjasë protesta pritet të merret vendimi dhe do bëhet me dije. Mendoj se hermetizimi është një strategji normale. Unë jam e bindur që do kemi një pjesëmarrje të merituar për atë që presin shqiptarët nga opozita. PD ka marrë gjithmonë përgjegjësinë për protestat e veta dhe mban përgjegjësi për atë që do të ndodhë. A duhet të jetë protestë e qetë? Duhet të jetë një protestë e fortë dhe e qartë. Pra një qeveri tranzitore pa Edi Ramën. Nëse Rama nuk largohet nuk është opsion. Ne dimë fuqinë e vetes dhe përgjegjësinë. Shoqëria shqiptare gëlon nga pakënaqësia. Nuk kërkojmë qeveri të re me mjete kriminale”- tha Duma.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?