A do ketë marrëveshje Rama-Basha, përgjigjet kryeministri

Kryeministri Edi Rama deklaroi në emisionin “Real Story” se është i gatshëm të bëjë marrëveshje me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në çdo datë dhe çdo kohë. I pyetur nga gazetarët në studio, nëse do të pranonte marrëveshje me Bashën, ai tha se do ta bënte një gjë të tillë, përveç datës 17 nëntor, kur është çlirimi i Tiranës, pasi sipas kreut të qeverisë, Basha ka qenë kryebashkiaku më i dështuar.

“Në çdo sekondë jam gati të bëj marrëveshje, në 17 mars, 17, qershor, 17 tetor… përveç 17 nëntorit, që e kemi çlirimin e Tiranës dhe nuk merrem me kryetarin e dështuar. Zgjedhje të parakohshme? Unë kam vetëm një gjë të parakohshme në kokë, rindërtimin” – tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?