FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

A do penalizohet Shqipëria për shembjen e Teatrit? Komisioneri për Zgjerimin: I thashë Ramës të shmangte veprime të tilla

Shembja e Teatrit Kombëtar nga Edi Rama ka sjellë reagime në forta në institucionet e Bashkimit Europian.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partive Popullore Europiane, Michael Gahler, ka pyetur sot Komisionerin e Zgjerimit Varhelyi nëse: “Shkatërrimi i Teatrit Kombëtar nga KM Rama a është për ju edhe shkatërrim i shanseve të Shqipërisë për negociata dhe për t’ju bashkuar Europës?”
Kjo pyetje u bë sot pasdite në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian ndërsa diskutohej për Buxhetin e Partneritetin Lindor
Komisioneri Varhelyi në përgjigjen e tij theksoi se vërtet çdo shtet vendos vetë për teatrot e monumentet, por jo duke përjashtuar aktorët e rëndësishëm, por duke i përfshirë të gjithë grupet e interesit në konsultim e vendimmarrje. “I thashë Ramës në telefon se duhej t’ a kishte evituar konfrontimin dhe të kishte shmangur veprime të tilla”, është shprehur Komisioneri për Zgjerimin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?