FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Adi Krasta në news24: Ardian Fullani u arrestua politikisht e jo se kishte shkelur ligjin

Adi Krasta kishte sonte Erjon Braçen, zv/kryeministër, përballë në intervistë. Ndër të tjera Braçe tha se nga viti 2013 kanë ikur nga Shqipëria mbi 500 mijë qytetarë.

Por ajo që ra në sy kishte të bënte me Ardian Fullanin, ish-guvernator i Bankës së Shqipërisë. Adi Krasta ndërhyri përballë zv/kryeministrit duke i thënë me ashpërsi se ishte politika e cila arrestoi ish-guvernatorin e Bankës, zotin Fullani. Nuk u arrestua se shkeli ligjin, por ishte një person nga politika që e arrestoi, theksoi Krasta.

Ndërkohë Fullani ka fituar gjyqet dhe është shpallur i pafajshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?