Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave i hapi rrugë përdorimit të medikamenteve klorokine dhe hidroksilklorokine për të trajtuar virusin Covid-19

Zhurmë e madhe për ilaçin shërues ndaj koronavirusit.

Ashtu siç e paralajmëroi dhe Presidenti Donald, Trump, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave i hapi rrugë përdorimit të medikamenteve klorokine dhe hidroksilklorokine për të trajtuar virusin Covid-19.
Sipas mediave amerikane, dy medikamentet kundër malarjes mund të rekomandohen të përdoren tek adoleshentët dhe të rriturit e prekur nga koronavirusi.“Raportet sugjerojnë që këto ilaçe mund të ofrojnë ndonjë përfitim në trajtimin e pacientëve të shtruar me COVID-19. Testimet klinike janë të nevojshme për të siguruar prova shkencore që këto trajtime janë efektive”.

Disa ditë më parë Kreu i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se FDA (Administrata për Ushqimin dhe Ilaçet) lëvizi malet dhe me këto medikamente mund të ndryshojë rrjedhën e historisë së koronavirusit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hidroksiklorokinë është një medikament që njihet ndryshe dhe me emrin Plaquenil. Ai është përdorur për parandalimin dhe trajtimin e disa llojeve të malarias. Përdorimet e tjera kanë qenë për artritin reumatizmal, lupus dhe “porphyria cutanea tarda”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?