FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Agron Duka: Po rrezikohet pasuria kombëtare

Kreu i PAA, Agron Duka, reagon për situatën shqetësuese të krijuar nga zjarret në vend. Duke shkruan në ‘Facebook’ se shpërthimi i zjarreve është një fatkeqësi që “dëshmon mungesën e theksuar të ndjeshmërisë ndaj natyrës dhe njëkohësisht dashakeqësinë që frymëzohet nga makutëria”.

“Të gjithë po ndjekim me shqetësim të madh zjarret që kanë gllabëruar dhjetra hektarë me pyje në të gjithë vendin. Një fatkeqësi që dëshmon mungesën e theksuar të ndjeshmërisë ndaj natyrës dhe njëkohësisht dashakeqësinë që frymëzohet nga makutëria e cila nëpërmjet zjarrit, synon përfitimin.

Është jetike që autoritetet vendore dhe qëndrore të veprojnë me vendosmëri dhe të jenë në lartësinë e kësaj detyre, pasi në rrezik është pasuria kombëtare dhe jeta e qytetarëve”, shkruan Duka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?