Ahmetaj tjetër sqarim për PD: S’isha në makinë me Klodian Zoton ditën e aksidentit

Edhe Ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj foli gjatë seancës së sotme të Kuvendit, ku u thirr në interpelancë ministri Gjinkuri për koncesionet e inceneratorëve Elbasan, Fier dhe Tiranë.

Ndërsa PD pretendon se mënyra se si janë zhvilluar proceset e tenderimit dhe dhënies së koncesioneve si dhe lidhjet e kompanive fituese, ngrenë hije të mëdha dyshimi për ligjshmërinë dhe menaxhimin e tyre dhe lidhjen me politikën e qeverinë, ministri Ahmetaj u ndal të sqaronte se inceneratorët s’ishin asgjë tjetër veçse ato që opozita kishte kërkuar në të kalurën.

“Incenerimin e mbetjeve e deshët? Shumë bukur. Ja, pra u bë ëndrra realitet. Deshët të prodhohej energji po ua bëjmë realitet. Ministrin që e ka iniciuar projektin për të zhdukur landfillet e keni në koalicion. Lefter Kokën e keni në koalicion”,- tha Ahmetaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej ai u ndal të sqarojë edhe njëherë akuzat e ngritura nga lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha se ka qënë në makinë me biznesmenin Klodian Zoto ditën kur u aksidentua në Maqedoni.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk e kam mik, s’kam qënë në të njëjtën makinë. Nuk ju vjen turp? Vazhdoni merreni ende me këto, se gjoja pas Klodjan Zotës qëndron Ahmetaj. Unë të gjithë biznesmenët i njoh, miq i kam se kanë halle, këtë punë kemi. Ju thoni t’i shpalllim armiq e t’i gjuajmë nga kulla? Pse janë dy botë këtu kush kalon nga biznesi t’i biem. Nuk e kam mik, po edhe po ta kisha do isha i nderuar…”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?