“Air Albania” vishet me dyshime, pasi është zhdukur nga qarkullimi

Plani për ndërtimin e kompanisë kombëtare të fluturimit “Air Albania” vishet me dyshime.

“CH Aviation”, një portal zvicerian i specializuar për zhvillimet në industrinë e Aviacionit, shkruan se projekti “Air Albania” është lënë në harresë, ndërkohë që avionët e siguruar nga “Turkish Airlines” janë rikthyer në Turqi.

Ideja për krijimin e kompanisë kombëtare të fluturimeve u njoftua për herë të parë në korrik të vitit 2017, si një nismë e përbashkët e kryeministrit Edi Rama dhe presidentit turk Erdogan. Nisma u zyrtarizua një vit më vonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në qershor të vitit 2018 u krijua kompania “Air Albania” me 3 aksionerë: “Turkish Airlines”, “MDN Investment” dhe “Albcontrol”. Menjëherë pas krijimit, shefi i qeverisë shqiptare dha edhe afate konkrete se kur shqiptarët do të udhëtonin me kompaninë e tyre ajrore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por tani është zhdukur. Avionë nuk ka, fluturime nuk bëhen.

Një gënjeshtër e madhe!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?