FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Aksidenti i rëndë në Kroaci/ Meta: Ndaj dhimbjen e madhe me familjet e viktimave

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tij të sinqerta për familjet të cilat humbën të afërmit e tyre në aksidentin tragjik në Kroaci. Përmes një postimi në rrjetet sociale, presidenti Meta iu uron të plagosurve shërim sa më të shpejtë dhe falenderon autoritetet kroate për kujdesin shëndetësor.

“Me trishtim të thellë përcolla lajmin e rëndë për aksidentin tragjik në Kroaci. Ndaj dhembjen e madhe me familjet e viktimave dhe ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Pasagjerëve të lënduar ju uroj shërim të shpejtë.

Falenderoj autoritetet kroate, në veçanti për kujdesin shëndetësor të ofruar për të plagosurit”, shkruan Meta./d.m-kohajone

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?