Aksionet e SPAK-ut, Nazarko: Rama po përpiqet të distancohet nga të korruptuarit
Arrestimet e bujshme të ditëve të fundit nga SPAK-u, kanë ndezur politikën në vend. Analisti Mentor Nazarki thotë se kryeministri Edi Rama po kërkon të tregojë se mund të shkëputet nga personat e korruptuar, pjesë e besimit se ai mbijeton duke rishpikur veten.
“Është e qartë që pas këtyre operacioneve nisur nga karakteri i veprave penale që janë goditur, -tenderët e organizuar nga ministritë apo bashkitë që janë udhëhequr nga socialistë, do të duhet kuptuar që këto lloj operacionesh krijojnë një lloj ndjenje frike, tek ata zyrtarë që pavarësisht nivelit të tyre të jenë më të kujdesshëm.
Ky është efekti i parë pozitiv i këtyre operacioneve. Efekti i dytë është trimërimi ndaj ekzekutivit prej atyre që janë organi i ndjekjes penale të cilët fillojnë të ndihen të inkurajuar të veprojnë edhe ndaj personave të fuqishëm politikë. E treta është fundi i kulturës së pandëshkueshme risë.
Dikush që ka bërë disa vjet më parë një tender si ai që përflitet për uniformën e policisë duhet të ketë menduar që është i pandëshkueshëm. Ja ku po ndodh që dikush që ka guxuar kësisoj, po ndëshkohet. Në pikëpamje të reagimit të politikës, ka një mënyrë pozitiviste për ta parë këtë që po ndodh që lidhet me zhvillimin e mandatit të tretë, me mënyrën se si e koncepton Rama zhvillimin e këtij mandati.
Rama ka aftësinë për të rishpikur veten dhe pjesë e kësaj do të ishte shkëputja prej atyre që ja kanë garantuar fitoren në këto zgjedhje, njerëz që kanë pushtet politik si të zgjedhur lokalë, drejtorë, kryetarë bashkie të cilët për shkak të qëndrimit të gjatë në pushtet dhe mungesës së mbikëqyrjes së opozitës që është tërhequr nga detyra e saj këto 3 vitet e fundit, janë korruptuar fuqishëm. Nëse Rama do të demonstrojë se mund dhe do të shkëputet prej tyre atëherë kjo është një shenjë e mirë edhe për ne”- u shpreh Nazarko në “News 24”.
KOHA JONË SONDAZH

