Aksioni i opozitës, Basha pret Kryemadhin në selinë blu
Këtë shtator opozitarët kanë paralajmëruar protesta që do të vendosin për fatin dhe krizën politike që prej muajsh ka mbërthyer vendin. Ndaj, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është parë në selinë blu, aty ku po zhvillon një takim me kreun e demokratëve, Lulzim Basha. Ndërsa nesër, Basha sipas burimeve do të takohen me partitë e vogla, aleate me PD-në. Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, qeveri teknike dhe largimin e Ramës. Për zgjedhjet lokale, të dekretuara më 13 tetor nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, LSI-ja dhe disa parti të vogla opozitare janë rejistruar.
KOHA JONË SONDAZH

