FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Akuzat e PD, reagon Mark Babani: Padi për Gazment Bardhin

Kreu i Bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Babani ka reaguar për akuzat e bëra sot nga Partia Demokratike ndaj tij. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi deklaroi se ka dokumente që tregojnë e Mark Babani ka qenë i dënuar në Itali për vjedhje makinash. Sipas PD, zyrtari i PS-së duhet të shkarkohet nga detyra dhe të ndiqet penalisht për mashtrim me formularin e dekriminalizimit.

Mark Babani, pas deklaratës së Gazment Bardhi, në një deklaratë për mediat u shpreh se do të padisë zyrtarin e Partisë Demokratike për shpifje. Ai tha se nuk ka asgjë të vërtetë në akuzat e opozitës në adresë të tij. “Ftoj PD-në që t’i drejtohet prokurorisë. Të gjitha akuzat e Partisë Demokratike janë të sajuar. E gjithë kjo histori është e sajuar dhe nuk ka lidhje me mua. Unë do t’i shkojë deri në fund kësaj situate për të zbardhur të vërtetën dhe për të vënë në vend dinjitetin tim. Mark Babani nuk ka asgjë për të fshehur”,- tha kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?