Al Jazzera: Pjesëmarrja e ulët në votime, lajm i keq për Ramën
Mediat e huaja e raportojnë pjesëmarrjen e ulët të votuesve në zgjedhjet e sotme, si një lajm të keq për qeverinë Rama.
Pas Zërit të Amerikës, edhe Al Jazeera thotë se se pjesëmarrja nuk është inkurajuese për qeverinë.
Gazetari i Al Jazeera, John Psaropoulos raporton nga Tirana se “pjesëmarrja e dobët nuk mund të jetë një lajm inkurajues për qeverinë e socialistëve”.
Ai shton se “opozita kishte frikë nga rezultatet e pandershme të zgjedhjeve”.
“Pjesëmarrja e ulët nënvizon sesa të diskutueshme ishin këto zgjedhje dhe shton një tjetër parametër tek pikëpyetjet për to”.
Psaropoulos thotë se vëzhguesit ndërkombëtarë do të njoftojnë të hënën nëse zgjedhjet u zhvilluan në mënyrë të drejtë apo jo. “Por ka pasur shumë pak incidente dhe jo dhunë të vërtetë. Problemi i vërtetë është se këto në fakt ishin zgjedhje njëpartiake”.
KOHA JONË SONDAZH

