Albana Vokshi me gratë demokrate për datën 16 shkurt

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi, e organizoi takimin me gratë dhe vajzat e Kavajës në një moment, kur qyteti është tronditur nga përpjekja e institucioneve qeveritare për të fshehur krimin e përdhunimit të një miture dhe shantazhimit të saj në mjediset e shkollës.

Albana Vokshi argumentoi se të tilla drama ndodhin, sepse gjithçka, përfshirë arsimin, është i politizuar dhe i shërbejnë partisë më pushtet.

‘Drejtoria Arsimore është e politizuar dhe nuk  ështe në shërbim të fëmijëve. Drejtoresha e shkollës udhëhiqet nga urdhri partiak e jo nga ndërgjegja për kujdesin ndaj fëmijëve. Psikologia është bashkëshortja e një eksponenti të PS dhe pothuajse nuk shkon farë në punë për t’u  kujdesur për fëmijët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia nuk ekziston për të mbrojtur fëmijët. Qeveria e shikon bashkinë si armik, sepse Kryetari është i PD. Prandaj, kam një mesazh për çdo nënë

Mbroni Fëmijët nga mungesa e shtetit!

Vokshi e kishte të lehtë të gjente gjuhën me nënat e Kavajës dhe t’i ftonte ato në protestën e opozitës më 16 shkurt.

Image

‘Është misioni i çdo nëne të reagojë në mbrojtje të familjes, në mbrojtje të fëmijëve.’- tha zonja Vokshi, e cila ftoi gratë dhe vajzat të refuzojnë modelin e Edi Ramës, që njihet si dhunues i grave fizikisht dhe paikologjikisht, që promovoi modelin e përdhunuesit në krye të bashkisë së Kavajës dhe atë të trafikantit të vajzave në parlament.

16 Shkurtin Albana Vokshi e sheh edhe si kushtrimin e nënave për të protestuar kundër largimit të detyruar të fëmijëve në emigracion.

‘Më 16 Shkurt nënat nuk do të ngrihen për interesin e një partie politike, por për të protestuar për të drejtat e tyre, për të marrë vetë më dorë fatet e fëmijëve të tyre’ tha Vokshi.

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?