FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Aleanca për Teatrin këngë për qëndresën ndaj qeverisë: Do t’ia mbërrijmë ta rikthejmë aty ku ishte dhe siç ishte

Aleanca për Teatrin shprehet e bindur se do t’ia dalë në misionin e saj për ta rikthyer godinën e Teatrit Kombëtar aty ku ishte dhe siç ishte. Nisur nga kjo, Aleanca ka kompozuar së fundmi një këngë për qëndresën e saj 3 vjeçare ndaj harbutërisë dhe barbarisë qeveritare e cila nuk hoqi dorë nga shembja e godinës historike në qendër të kryqytetit shqiptar.

Reagimi

TEATRI JEMI NE! Ne nuk jemi kundër zhvillimit, jemi kundër shkatërrimit të vlerave historike, kulturore të trashëgimisë dhe të identitetit kombëtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jemi kundër shkeljes së ligjit, të së drejtës dhe rrënimit të demokracisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ringritja e Teatrit është domosdoshmëri, për demokracinë e brishtë shqiptare.

Si simbol i Trashëgimisë Kulturore, historisë së Teatrit dhe Artit shqiptar, qëndresës qytetare, shtetit të së drejtës, vlerave dhe demokracisë.

Si simbol i ndërgjegjes së shëndoshë, i fitores së së mirës ndaj së keqes.

Ndaj ne do t’ia mbërrijmë ta rikthejmë Aty ku Ishte dhe siç Ishte!

TEATRI ËSHTË BRENDA NESH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?