Alibeaj debat me Nikollën në Kuvend. Rrëzohet kërkesa e PD-së për komisionin hetimor për investimet strategjike

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në Kuvend, lidhur me kërkesën e selisë blu për futjen në rendin e ditës për ngritjen e Komisionit Hetimor për investimet strategjike.

Alibeaj e akuzoi Nikollën se nuk po respekton rregulloren e Parlamentit dhe ky është një turp për qeverinë, ndërsa kryetarja e Kuvendit e hodhi në votim kërkesën, e cila u rrëzua menjëherë me votat e shumicës.

Pjesë nga debati: 

Swiss Digital Desktop Reklama

Alibeaj: Kalimi kështu në mënyrë të fshehtë shpejt e shpejt nuk ju bën nder as juve dhe as parlamentit. Ndaj zonjë duhet të respektoni rregulloren e Parlamentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nikolla: Ajo që thoni ju se kërkesa paraqitet për miratim në seancën plenare më të afërt por jo më larg se 15 ditë, pra jemi konform rregullores dhe ligjit. Po bëni kërkesë për futjen në rendin e ditës? Nuk miratohet nuk futet në rendin e ditës. Zotëri jemi në procedurën e votimit siç na përcakton rregullorja dhe ligji përkatës neni 47 dhe neni i 7 i rregullores.

Alibeaj: Zonjë, ju lutem qetësohuni pak dhe pyesni dhe administratën tuaj për rregullshmërinë e mbarëvajtjes së seancës. Nuk ka qenë në rendin e ditës kjo pikë deri para 5 minutash. Ka disa rregulla si futet një çështje në rendin e ditës së seancës. Ju hodhët në votim një çështje pa kërkesë, vendosët mos të futet në rendin e ditës. Keni bërë një gjë me mend në fakt se kjo çështje kërkon diskutim nga ne që e propozuam. Deputetët duhet të përgatiten. Kështu që ne nuk e kuptojmë këtë ngutjen tuaj. Ne duam ti jepet mundësia të gjithë deputetëve sepse është një çështje që u përket qytetarëve. Të drejtën për diskutim nuk mund të na e hiqni.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?