FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ambasada amerikane i dorëzon Ministrisë së Drejtësisë emrat e gjykatësve që iu refuzua viza

Donald Lu dorëzoi në Ministrinë e Drejtësisë emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, të cilëve amerikanët i kanë refuzuar vizën në ambasadë. Në një prononcim për mediat, Ylli Manjani paralajmëroi nisjen e verifikimit dhe procedurat e shkarkimit për të gjithë ata gjyqtarë apo të sugjerojë shkarkimin e çdo prokurori që është në listë. “Jemi me fat që kemi këtë mbështetje kaq të madhe nga amerikanët” tha Manjani.

“Detyra ime kushtetuese si Ministër i Drejtësisë është që të fillojmë që tani procedimin disiplinor për cilndo gjykatës dhe të sugjeroj procedim disiplinor deri në shkarkim nga detyra për cilindo prokuror, i cili gjendet në kushtet e shkeljes së ligjit, në kushtet e akteve dhe sjelljeve që diskretitojnë rëndë figurën e gjyqtarit dhe prokurorit. Këtë detyrë kam dhe do ta çoj deri në fund. Vullneti im është i qartë, i prerë dhe i ftohtë. Ndihem i privilegjuar, që tashmë kemi edhe informacione” tha Manjani, në një prononcim për mediat.

Duket se refuzimi i vizës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të jetë një pikënisje për shkarkimin e gjykatësve dhe prokurorëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri i Drejtësisë përmendi se një nga shkaqet e shkarkimit është “kryerja e akteve dhe sjelljeve që diskretitojnë rëndë figurën e gjyqtarit dhe prokurorit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbetet për t’u parë, nëse refuzimi i vizës nga ambasada amerikane do të vleresohet si diskretitim. Para se të bënte publike këtë nismë, ambasadori amerikan Donald Lu ka pasur disa takime me presidentin Bujar Nishani, që është njëkohësisht kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?