FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ambasada amerikane thirrje qytetarëve të saj që duan të ikin nga Shqipëria

Në një kohë kur thuajse të gjithë vendet e botës po përballen me pandeminë e koronavirusit, ambasada Amerikane vjen me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët e saj që jetojnë në Shqipëri.

Përmes një mesazhi në faqen zyrtare, ambasada bën me dije se po punon fort për të gjetur një mundësi udhëtimi që shtetasit e saj të ikin në SHBA.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara po punon fort për të gjetur mundësi udhëtimi për qytetarët amerikanë që duan të largohen nga Shqipëria. Ju lutemi vini re se mundësitë e udhëtimit janë jashtëzakonisht të paparashikueshme në këtë kohë dhe mund të bëhen të disponueshme, të ndryshojnë apo të anulohen në moment në fundit ose pa asnjë njoftim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse jeni qytetar amerikan dhe doni të largoheni nga Shqipëria, dërgoni një email në ACSTirana@state.gov. Për më shumë informacion, ju lutemi të klikoni këtu: https://bit.ly/2UMFYeD”, thuhet në mesazhin e ambasadës

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?