FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ambasadorët të prerë kundër draftit të ri të opozitës

Ambasadoret me te rendesishem ne Shqipëri kundërshtojnë draftin e ri te opozitës për amendimet kushtetuese te reformës në drejtësi.Zëvendës ambasadori amerikan David Muniz tha se nuk ka kohe per ndryshime thelbësore.Ndërsa ambasadorja e bashkimit europina Romana Vllahutin, theksoi se nuk ka me kohe per te pritur.

Muniz: Une i them parlamentareve është koha te miratohet kjo reforme. Edhe pse ka nevoje per negociuar deri sa te finalizohet drafti final, mund te them se është shume vone per te bere ndryshime thelbësore ne ketë faze. Ndaj le ta përshpejtojmë kete proces dhe te mos vonohemi me argumenta te kote.

Vlahutin: Ne e dimë qe ka disa grupe dhe individë qe nuk e duan ketë renome. Dhe ne i dimë arsyet. Por drejtësia do te vije edhe pse ata po bëjnë çdo përpjekje per ta shtyre, apo vonuar. Por Shqipëria meriton me shume. Shqipëria ka vuajtur shume, ndaj mjaft me. Nuk ka me kohe per te luajtur kuka –fshehti. E ardhmja evropiane është me e rëndësishme se e disa individëve te korruptuar apo te përfshire ne krimin e organizuar. Ne po presim qe kuvendi ta miratoje ketë reforme sa me pare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto deklarata përfaqësuesit diplomatikë i bene gjate nje takimi me investitorë te huaj qe operojnë ne vend. Ata e vunë theksin tek drejtësia, si problemi thelbësor qe pengon investimet e mëdha. Kompani te huaja kane zgjedhur vende te tjera vetëm nga frika se në Shqipëri nuk sundon shteti ligjor./vizion plus

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?