Ambasadori i BE reagon për djegien e mandateve: Fazë pasigurie politike, duhet dialog
Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ka reaguar pas djegies së madateve të deputetëve të opozitës. Ai ka folur nga Korça duke e cilësuar këtë veprim si jo produktiv, ndërsa shton se kjo situatë mund të pengojë vazhdimësinë e procesit për integrimin europian të vendit.
“Situatë e veçantë politike. Ne si BE e kemi shprehur qëndrimin. Kjo është një gjendje kundër produktive. Çdo deputet ka të drejtën ta bejë këtë, por ata kanë përgjegjësi para votuesve të tyre. Vendi ku demokracia duhet të zbatohet është parlamenti. Heqja e të drejtës për ta berë këtë në parlament nuk është gjë e mirë. Shqetësim është vazhdimësia për hyrjen e Shqipërisë në BE dhe ky vendim e minon këtë gjë. E minon progresin e Shqipërisë drejt BE.
Shqipëria ka berë progres të mirë që nga qershori 2018 dhe shqetësimi ynë është sesi do vazhdojë Shqipëria ketë rrugë në këte situate politike. Sugjerimi që kam është që ne presim që qeveria dhe opozita të angazhohen në një dialog konstruktiv per të kaluar këte situatë. Kemi hyre në një fazë pasigurie politike, por edhe teknike. Ne mendojmë që për këtë duhet menduar seriozisht dhe duhet hyrë në dialog. Është e vështirë të bejmë parashikime, por pasiguria është shumë e lartë dhe ne kemi hyrë në kete situatë vetëm që dje ndaj nuk mund te parashikojmë. E vetmja gjë që mund të them është se pa dialog nuk ka zgjidhje për rrugën e Shqipërisë drejt BE.”, tha Soreca.
KOHA JONË SONDAZH

