Ambasadorja e SHBA në OKB ngre alarmin: Rusët po futen në një tjetër central bërthamor në Ukrainë
Ambasadorja e SHBA në OKB, Linda Thomas-Greenfield, dha një paralajmërim të fortë mbrëmë, teksa deklaroi se trupat ruse janë shumë pranë futjes në centralin e dytë më të madh bërthamor në Ukrainë.
Pas paralajmërimit se bota e kishte “shmangur fatkeqësinë” të enjten mbrëma, kur forcat ruse qëlluan mbi centralin më të madh bërthamor të Ukrainës, Linda Thomas-Greenfield tha se pushtuesit ishin “20 milje dhe po mbylleshin në objektin e dytë më të madh bërthamor të Ukrainës”.
Ajo duket se i referohej stacionit të energjisë Yuzhoukrainsk, rreth 200 milje në jug të Kievit. “Ky rrezik vazhdon. Komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë unanim për t’u kërkuar forcave ruse të ndalojnë sulmin e tyre të rrezikshëm”, tha Thomas-Greenfield, raporton BBC.
KOHA JONË SONDAZH

