Ambasadorja franceze: Krizën zgjidheni vetë, mos kërkoni nga diplomatët e huaj
Ambasadorja e Francës në Tiranë, Christine Vasac ka folur për krizën politike në Shqipëri. Ajo tha se zgjidhja nuk mund të vijë nga diplomatët e huaj duke shtuar se në vend ka njerëz të arsyeshëm që janë duke menduar për zgjidhje.
Nga Korça, Vasac është shprehur se shqiptarët meritojnë një zgjidhje të arsyeshme. Ashtu si edhe homologu i saj spanjoll në Tiranë, Vasac ka thënë që shqiptarët nuk duhet të mbështeten tek diplomatët e huaj, por duhet të angazhohen vetë për të zgjidhur krizën.
“Duhet të gjeni një zgjidhje. Dihet që Shqipëria është në një krizë politike.
Qytetarët e këtij vendi meritojnë një zgjidhje të arsyeshme.
Nuk janë diplomatët ata që e zgjidhin krizën në vend. Si të gjitha vendet e tjera edhe Shqipëria e ka vendin e saj në BE dhe për Francën gjithçka është e hapur.
Deri në tetor mund të ndodhin shumë gjëra“, është shprehur ndër të tjera ambasadorja e Francës në Tiranë, Christine Vasac.
KOHA JONË SONDAZH

