FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Andi Bushati: Kryeministri nuk akuzohet për brekushet, por si hajdut e kriminelë

Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka komentuar konferencën për shtyp të kryeministit Rama, pas vendimit të opozitës për të djeguar mandatet parlamentare dhe pas dy protestave qytetare.

Analisti është shprehur se, kryeministri foli gjatë dhe kërkoi falje se shpesh shfaqet si arrogant, por në fakt ai po akuzohet nga opozita si hajdut dhe person i lidhur me krimin dhe jo pse del me brekushe apo bën humor në rrjetet sociale.

“Nuk mendoj se e keqja e Ramës ose e këtij reagimi të parë të Ramës, ishte te fakti se i mbahej fryma. Unë Ramën në këtë gjendje fizike e kam parë vetëm pas protestës së Kukësit. Kemi opozitën që ka bërë veprim super ekstrem. Këtë masë ekstreme e ka marrë sepse pretendojnë se Rama vjedh zgjedhjet, vjedh te Unaza, punon për 5 oligarkë. Ne shohim një njeri që u kërkon falje shqiptarëve, se është ironik me gazetarët, se bën humor apo sarkazëm në rrjete sociale apo se del me brekushe.Ka një pyetje shumë të thjeshtë, është budalla apo bën vetë? Ky po kërkon falje se vishet me brekushe, por akuza ndaj ti ëshët se po vjedh dhe bashkëpunon me kriminelë. Nuk e di a ishim në teatër, apo Rama nuk është në gjendje të kuptojë atë që po ndodh me vendin”, është shprehur ndër të tjera Andi Bushati në “TPZ”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?