Apeli i Krimeve të Rënda i jep të drejtë Tahirit, avokati: Ja çfarë kërkojmë
Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për prishje të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, duke lënë në fuqi vendimin për moszgjatje të hetimit ndaj ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Avokati Maks Haxhia, tha se Prokuroria nuk ka prova për klientin e tij dhe se ata do të kërkojnë pushimin e çështjes. ”Prokuroria nuk asnjë provë dhe nuk ka sesi t’i ketë. Do të kërkojmë pushimin e çështjes. Ne pretendojmë që të na jepet një fakt. Do bëjmë kallëzim për prokurorët”, u shpreh Haxhia.
Më 28 shkurt, Prokuroria për Krime të Rënda mbylli hetimet dhe çoi dosjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në Gjykatë me akuzën për “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal “Habilaj” dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”.
Pasi u njoh me akuzat Tahiri zgjodhi të komentojë me ironi se pas Aldo Bares ndoshta është i dyti me këtë akuzë. Ndonëse tha se do respektojë drejtësinë, ish-ministri tha se kjo pritej duke e cilësuar proces të turpshëm, politik e të komanduar. Tahiri nuk pranoi të thoshte se nga komandohet prokuroria në akuzat e ngritura ndaj tij, por tha se politika krimi dhe drejtësia janë aq bashkë sa ç’ështe dhe ati, biri dhe shpirti i shenjtë.
KOHA JONË SONDAZH

