Arben Ahmetaj: Nga 1 korriku heqim dorë nga koncesionet

Ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj bën me dije se nga në korriku nuk do të jetë më e mundur të propozohen nga sektori privat projekte koncesioni/PPP, në formën e propozimit të pakërkuar.

Në një postim në facebook Ahmetaj bën me dije se ky ndryshim në ligj do të sjellë një ndryshim cilësor në menaxhimin dhe kontrollin e partneriteteve publike private.

Pr.ligji i ri për Koncesionet dhe PPP, të cilin e iniciuam në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe me shumë kënaqësi do ta finalizojmë shumë shpejt në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, do të sjellë një ndryshim cilësor në menaxhimin dhe kontrollin e partneriteteve publike private, në reflektim edhe të rekomandimeve të FMN me të cilët punuam ngushtësisht për ta materializuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga 1 korriku 2019: 

Swiss Digital Mobile Reklama

1.Nuk do të jetë më e mundur të propozohen nga sektori privat projekte koncesioni/PPP, në formën e propozimit tëpakërkuarpër ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e rrugëve nacionale me rëndësi të veçantë.

Përjashtim bëjnë vetëm ofertat për realizimin e punimeve dhe/ose ofrimin e shërbimeve në porte, aeroporte, për prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike, energjisë për ngrohje dhe shpërndarjen e gazit natyror.

2.Shfuqizohet sistemi i shpërblimit me pikëbonustë propozuesve të pakërkuar

3.Forcohet roli monitorues dhe kontrolli i MFE jo vetëm gjatë fazës së përgatitjes së projekteve të koncesionit/PPP, por edhe gjatë zbatimit të kontratave të koncesionit/PPP.”- shkruan ArbenAhmetajnë facebook.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?