FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ardi Veliu shkarkon nga detyra kreun e Policisë së Sarandës

Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka shkarkuar nga detyra shefin e komisariatit të Sarandës, Syrja Bello.

Një ditë më parë, kreu i qeverisë Edi Rama me një gjuhë të ashpër, solli në vëmendje rastin e sulmit me armë në bar “Orange”, dhe tha se ka pronarë lokalesh që tërheqin prej hunde shefa komisariatesh ndërsa ka kërkuar që të shkarkohet zinxhiri komandues në Sarandë.

Mësohet se në vend të Bellos është emëruar Klodian Kondi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndryshime ka pasur edhe në drejtorinë e Korçës, ku vendin e zëvendësdrejtorit Hamdi Fjore, i cili u emërua drejtor në Kukës, e zë Ferdinant Zëre.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?