FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ardit Çela, thirrje votuesve: Sot regjimi është nën këmbët tuaja! Votoni numrin 6

Drejtuesi i LSI në Berat, Ardit Çela, në një mesazh për qytetarët në ditën e votimeve u bënë thirrje të gjithëve që të marrin pjesë në votime.
Çela shprehet se çdo qytetar ka sot në dorën e tij dhe nën këmbë regjimin dhe e vetmja gjë që duhet të bëjë është që të votojë.
Mesazhi i Ardit Çelës në Facebook:

Mirënjohje për të gjithë ata miq e shokë, qytetarë të Beratit, Kuçovës e Skraparit, Dimalit e Poliçanit, me të cilët kemi ndarë 6 muaj intensiv komunikimi që kur u caktova Drejtues Politik i Qarkut Berat!
Mirënjohje për të gjithë strukturat e mrekullueshme të LSI, me të cilët punuam krah për krah gjatë gjithë kësaj kohe, duke sfiduar me guxim këtë regjim, i cili duhet shëmbur!
Mirënjohje ekipit të kandidatëve të LSI, për seriozitetin maksimal dhe fushatën model, plot frymë pozitive, e plotë mesazhe shprese!
Mirënjohje të gjithë atyre që na dhanë dorën dhe na hapën dyert , na hapën zemrën dhe na dhanë zemër, për të mos u dorëzuar, për të ecur përpara, për të luftuar!
Unë nuk do t’ju harroj!
Ne nuk do t’ju harrojmë!
Sot regjimi është nën këmbët tuaja!
Sot çdo gjë është në dorën tuaj!
VOTONI!
FITORE!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?