“Arrest për Babalen”, Rama i kthehet Bashës: Qetësohu Lulzim, mos bëj nevrikun kot
Masa e arrestit e lëshuar nga gjykata për protagonistët e audio-përgjimit të vëllait të Ministrit të Brendshëm Agron Xhafaj, e njohur si dosja “Babale”, po shkakton debate në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së Lulzim Basha.
Fillimisht, Rama tha se audiopërgjimi ishte një maskaradë e orkestruar për të llahtarisur dynjanë e rrëzuar qeverinë. Ndërsa për kryedemokratin me aktin e sotëm Rama i ka vënë zjarrin shtetit ligjor dhe bën thirrje për rrëzimin me çdo mjet të mafias në pushtet.
Por kjo deklaratë ka detyruar kreun e Qeverisë që ti kundërpërgjigjet Bashës, po përmes rrjeteve sociale.
“Qetësohu Lulëzim!Mos bëj nevrikun kot xhan se s’ta ka fajin askush që e bëre Shqupin Kinostudio. Tani fli deri pasnesër kur të kem ca të reja për ty e për tërë lehaqeniet e klubeve politike e mediatike, që siç dhunuan 10 ditë rresht një vajzë dhunojnë përditë publikun shqiptar”- shprehet kryeministri Edi Rama në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Twiter”.
KOHA JONË SONDAZH

