Arrestime zyrtarëve të ministrisë së drejtësisë

Mësohet se zyrtarë të lartë të Ministrisë së Drejtësisë janë arrestuar sot nga Policia: Drejtori i Shërbimeve Mbështetëse, Aurel Lamçe; ish-Sekretarja e Përgjithshme Juliana Hoxha dhe dy specialistë të IT: Lysien Ali dhe Arlind Alikaj.

Arrestimi ka ardhur për shpërdorim detyre, abuzime me tenderat e zhvilluar nga kjo ministri në vitet 2016-2017 dhe ku janë vërejtuar shkelje të mëdha. Ndër tenderat e kapur me shkelje janë dhe dy të lidhur me mbikqyrjen elektronike dhe sistemin e kamerave në burgun e Lezhës dhe Fushë Krujës.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë në funksion të hetimeve të kryera për procedurat e tenderimit në Ministrinë e Drejtësisë për periudhën kohore 2016-2017, ka marrë në hetim 12 persona të dyshuar për veprat penale të Shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal”, thuhet ne njoftim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nderkohe, “Neës 24” ben me dije se ne pranga jane vene Juliana Hoxha ish sekretare e Pergjithshme, Aurel Lamçe, drejtori i Sherbimeve Mbeshtetese dhe dy specialiste IT, Lysien Ali dhe Arlind Alikaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mesohet se hetimet janë shtrirë ne 5 tendera:

Mirëmbajtja dhe mbikëqyrja e sistemit ICMIS në 7 Gjykatat Administrative;

Përmirësimi i sistemit të mbikëqyrjes elektronike në fushën penale;

Përmirësimi, Zhvillimi dhe Mirëmbajtja e Regjistrit Noterial Shqiptar;

Sistemi i Monitorimit me kamera për burgun e Lezhës dhe Fushë Krujës;

Përmirësimi dhe mirëmbajtja e sistemit elektronik të çështjeve të përmbarimit.

Shkeljet janë evidentuar fillimisht nga grupi i inspektimit të Ministrisë së Drejtësisë, e më pas dhe nga grupi i inspektimit të Ministrisë së Financave.panorama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?