FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Arrestimi i Henri Çilit, Meta: Kush ka probleme me ligjin të përgjigjet. Mos u çudisni nëse arrestojnë dhe Fatos Lubonjën e Artur Zhejin

Presidenti Ilir Meta u është përgjigjur sot pyetjeve të gazetarëve lidhur me arrestimin e botuesit të njohur Henri Çili.

Lidhur me këtë zhvillim Presidenti Ilir Meta dha dy mesazhe. Së pari, kushdo që ka probleme me ligjin qoftë njeri i medias apo politikë duhet të përgjigjet.

Së dyti, Presidenti Ilir Meta tha se zhvillime të tilla mund të jenë dhe pjesë e alertit (alarmit) që ka kapur autorët e puçit dhe grushtit të shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Cilido që ka probleme me ligjin duhet të përballet përpara organeve të drejtësinë. Pavarësisht situatës në të cilën ndodhemi që na ka detyruar, që e detyron Presidentin e Republikës t’i drejtohet popullit që të dëgjojë edhe zërin e tij. Por unë nuk do të habitesha për shkak të alertit (alarmit) të grupit puçist, sikur ju nesër të dëgjoni, të më falin që po u përmend emrat, por me që kanë lidhje me Italinë, që Z. Fatos Lubonja dhe Artur Zheji u arrestuan sepse dyshohet që drejtojnë organizatat e Kamorras dhe të ndragëtës. Ashtu sikurse nuk do të habitesha që të Pallati i afër Presidencës u zbuluan dy persona me koronavirus. Alerti (alarmi është në vend tjetër, të cilët duhan të shmangin një ngjarje shumë më të madhe…”, – tha Presidenti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?