“Arrestimi i Vangjush Dakos”, Rama SMS deputetëve

Pas deklaratave të Lulzim Bashës se po përgatitet arrestimi i Vangjush Dakos për të hequr vëmendjen nga situata e djegies së mandateve, Kryeministri Edi Rama u ka dërguar sot një mesazh të gjithë deputetëve. Sipas ”News 24”, Rama i ka porositur deputetët që të mos replikojnë me Bashën për akuzat politike.

Mesazhi i Edi Ramës

Në vijim të komunikimit për refuzimin e daljeve me kolegët tanë të arratisur, në debate shterpë të cilat përveçse harxhojnë kot kohën e publikut, derdhin baltë e helm në tryezat e shqiptarëve, më duhet të shtoj se nuk do të replikojmë më në distancë me deklarata e përgënjeshtrime ndaj akuzave e shpifjeve të tyre të pafundme.

Swiss Digital Desktop Reklama

E gjithë vëmendja jonë do të jetë tek njerëzit e zakonshëm pa dallim dhe komunikimi ynë do të jetë për ta e me ta. Natyrisht nuk do t’i kursejmë as arratiakët në komunikimet tona, por vetëm kur kjo i duhet komunikimit me qytetarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Le të merren kadrinjtë e kazanët me dokrrat e dëshpërimit të tyre dhe le të vlojnë së bashku në zjarrin e mandateve të tradhtuara! Koka bën koka pëson, megjithëse në rastin e tyre koka e bën dhe trupi si gjithnjë e pëson?.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?