FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Arrestohet kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri

Policia e Kosovës ka arrestuar mëngjesin e sotëm kryetarin e Lëvizjes e Vetëvendosje Visar Ymeri. Arrestimi ka ardhë pas një kërkese që policia e Kosovës e ka pas nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

VV nëpërmjet një postimi në FB ka dënuar aktin e policisë së Kosovës, per arrestimin e Ymerit, duke theksuar se qeveria po kthehet ne nje regjim policor totalitar.

“Sot, rreth orës 09:00, është arrestuar sërish kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Visar Ymeri. Si rezultat i dështimit të saj në ndërtimin e shtetit dhe zhvillimin ekonomik, Qeveria e Kosovës, përmes drejtësisë që e ka kapur, ka riaktualizuar raste të para shumë viteve, vetëm sa për të shtypur kundërshtarët politikë. Në mungesë të çdo legjitmiteti, pushteti po synon të qeveris duke montuar raste dhe duke burgosur opozitën. I ndeshur me pakënaqësinë më të madhe qytetare që ka ekzistuar ndonjëherë në Kosovë, ky pushtet, në vend që të reflektojë e t’i kthehet popullit, po e shndërron veten në regjim policor totalitar, që shtyp pakënaqësinë. Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon lirimin e menjëhershëm të kryetarit të saj dhe ndërprerjen e menjëhershme të të gjitha rasteve gjyqësore politike dhe të montuara, kundër aktivistëve të saj”, shkruan VV në një postim në FB.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?