Artisti 53 vjeçar nuk ia doli në betejën me Covid-19, ndërron jetë

Artisti Bajo ndërron jetë. Skulptori i njohur Arben Bajo humb betejën me COVID-19. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë konfirmuar miqtë e tij në rrjetin social “Facebook”.

 640 0 5f2f97556bdc0

“Mëngjes i trishtë! Duararti Arben Bajo nuk i’a doli dot, fitoi Covid-19! Paqe e përjetshme për ty mjeshtër!”, shkruan Arbër Kadia.

Bajo prej ditësh ishte duke “luftuar” me COVID-19, por ditët e fundit gjendja e tij u bë më kritike.

Swiss Digital Desktop Reklama

53-vjeçari Arben Bajo, në profesion është skulptor dhe pedagog tek Universiteti i Arteve. Arben Bajo ka çelur disa ekspozita personale brenda edhe jashtë vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?