Asambletë e Filologjikut dhe Shkencave Sociale pro studentëve

Asambleja e Fakultetit të Filologjisë, përkrah kërkesat e studentëve dhe shpreh kundërshtime me aktet nënligjore edhe për urdhrat e Kryeministrit. Sipas Asamblesë, këto akte cënojnë IAl dhe profesoratin, si dhe shkelin Konventën Europiane për liritë akademike. Asambleja e Fakultetit të Filologjisë kërkon të sanksionohet me ligj statusi i pedagogut.

Në vendim thuhet që “përfaqësues të Asamblesë të mblidhen për veprime të metejshme”. Edhe Asambleja e Shkencave Sociale mbështet me vendim kërkesat e studentëve dhe propozon hapje debati mes aktorëve universitarë.

“Dekanati të gjeje rrugët për mos penalizimin e studentëve protestues dhe zëvendësimin e orëve të pa realizuara”,-thuhet në vendim. Asambleja e Shkencave Sociale kërkon hartimin e një ligji të ri për arsimin e lartë dhe shprehet kundër fushatës përbaltëse të figurës së pedagogut.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?