Atentat me armë zjarri në Laç! Vritet brenda makinës së tij 55-vjeçari

Atentat me armë zjarri në Laç. Vritet një 55-vjeçar, i identifikuar si P. Rroli. Mësohet se 55-vjeçari ishte brenda makinës së tij kur është qëlluar me armë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Sanxhakut.

Nga informacionet e para mësohet se viktima ishte duke udhëtuar me mjetin e tij, ku është qëlluar me armë.

Mësohet se viktima njihej si biznesmen i tregtimit të materialeve të ndërtimit. Por emri i tij nuk ishte i panjohur për policinë, pasi edhe para 10 viteve është dënuar për një sherr të ndodhur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Informacion paraprak i Policisë

Swiss Digital Mobile Reklama

Rreth orës 08:45 ,në Sanxhak, Kurbin, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi P.Rr, i cili po udhëtonte me automjetin e tij.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?