”Babalja”, Rama akuza PD-së: Aktori nuk ka marrë lekët

Partia Socialiste po zhvillon mbledhjen e grupit parlamentar, teksa fjalën e ka marrë kryeministri Edi Rama, i cili ka thënë se: ”Po sulmohemi përsëri për krimin”.

Duke përmenduar akuzat e opozitës ndaj ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe ndaj kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, Rama i kërkoi prokurorisë që të çojë deri në fund hetimet. Rama i ka quajtur si produkte të “Kinostudios Luli shpk”, teksa për çështjen e audio-përgjimit me personazh ”Babalen”, konfirmoi sërish se ajo bisedë nuk ka ekzistuar.

”Ajo bisedë nuk ka ekzistuar kurrë. Vëllai i ministrit është një aktor. Një mjeran i joshur për ta luajtur atë rol në këmbim të parave. Është vetë aktori i papaguar sipas premtimit të papaguar që i ka dal për zot zëri të vet. Aktori i kësaj farse nuk i ka marrë njësoj si Babalja eurot e prmetuara për rolin”, u shpreh Rama duke thënë se PD po sulmon prokurorinë pasi nuk do që ta dalë e vërteta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesë nga deklarata e Edi Ramës

Swiss Digital Mobile Reklama

Ata që akuzojnë janë ata që nuk bënë asgjë. Vrasjet janë ulur në krahasim me kohën e qeverisjes së PD. Avazi vijon nga SHQUP-i, droga, droga dhe krimi, krimi. Sa më shumë përshkallëzohet lufta e policisë me krimin përshkallëzohet edhe avazi i krimit. Nga 2005-13 u sekuestruan 27 mln euro asete kriminale, nga 2014 deri sot 5 herë më shumë dhe ne jemi të ‘lidhur’ me krimin dhe ata duan të zgjidhin zinxhirin e krimit. Këtë periudhë është marrë ofensiva më e madhe e baltës ndaj ministrave dhe deputetëve, veten spo e përmend, se i bie të përmendësh litarin në shtëpinë e të varurit. U sajua shpifja ndaj Xhafajt dhe ajo ndaj kryetarit të grupit parlamentar. Monstruoze shpifja ndaj ministrit, u sajua në dy skuta, do të presim që të hedhë dritë prokuroria, pastaj PD me një trafikat dhe disa mjeranë të tjerë bënë filmin që dihej. Një skandal i fabrikuar për vëllanë e ministrit si të përfshirë në trafik droge dhe opinioni u mor peng. Ua takm thënë qëkur plasi ai gjiriz ndërhysie, ajo bisedë nuk ka ekzistuar kurrë. Vëllai i ministrit në atë përgjim është një mjeran i joshur për të luajtur atë rol në këmbim të parave. Atë ditë kur fola kisha konfirmimin nga një laborator ndërkombëtar. Nuk është vetëm analiza shkencore por vetë aktori i pa paguar sipas premtimit të Bashës, që i ka dalë për zot zërit të vet në përgjim. Edhe një herë si zakonisht ky që kërkon vetting për thashetheme nuk ka mbajtur fjalën e dhënë dhe aktori e ka tradhtuar regjisorin se nuk i ka marrë njëlloj si babalja eurot e premtuar për rolin. Si mundet një parti të katandiset në një kinostudio. Fatkeqësisht zullumi është më i trashë se kaq. Sepse babalja nuk ra nga qielli dhe nuk e coi te shqupi ai gazetari kurajoz dhe këtë e di mirë kryetari i opozitës, prandaj kërcënoi prokurorinë. Po i vjen fundi i lojës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?