FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Balla apel opozitës: Të vijë një orë e më parë në Kuvend

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i ka bërë apel opozitës të rikthehet në Kuvend. Ai ka folur nga Kryesia e Kuvendit për gazetarët ku tha se PD duhet të depozitojë propozimet për anëtarë të KQZ si partia më e madhe e opozitës.

“Apeli im është që PD një orë e më parë të vijë në Kuvendin e Shqipërisë. Seanca e parë është në 30 janar. Ne kemi zgjedhur mandatin e komisioni zgjedhor me 30 ditë që të mos humbim më kohë.

Komunikimi më i fundit me opozitën ka qenë pak ditë më parë në konferencën e kryetarëve. Në seancën e fundit kryeministri e preku rëndësinë që ka bashkëpunimi për reformën. Ky semestër i parë i 2019 është një semestër i rëndësishëm për axhendën tonë të integrimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Së pari ne presim që PD të depozitojë në Kuvend dy anëtarët për KQZ, i takojnë partisë më të madhe në opozitë dhe PD ka detyrimin institucional që të depozitojë kandidaturat përkatëse”, deklaroi Balla.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?