FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Balla: Baltën e Saliut e zgjidh reforma në drejtësi

Deputeti Taulant Balla tha se pretendimet e PD-së nuk qëndrojnë dhe duke iu përgjigjur deklaratave të Berishës, socialisti deklaroi se do jetë reforma në drejtësi ajo që do t’i japë fund historisë së baltosjes

“Ne duam të ngremë institucione të forta të hetimit dhe të gjykimit. Ky që sapo foli ka një qerre me probleme me drejtësinë dhe është gjithmonë njeriu që mundohet të bllokojë. Rrinte ulur vetë dhe u bënte thirrje deputetëve të tij që t’i binin bankave të Kuvendit”, ka thënë Balla duke iu referuar Berishës.

Nënkryetari i grupit parlamentar të PS është shprehur se, kur pala kërkuese ka legjitimitet në kërkesën e saj, ajo mund të kalojë për të shkuar në Gjykatën Kushtetuese pa qenë nevoja për t’u rënë bankave. “Por, ritheksoj se reforma në drejtësi është mënyra më e mirë për t’i dhënë fund gjithë kësaj”, ka thënë Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket deklaratave të Berishës për Byronë Kombëtare të Hetimit, Balla i ka cilësuar ato si “abuzive” dhe ka nënvizuar se çështja ka marrë përgjigje. Por, sipas tij, PD vepron me dy standarde.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne ramë dakord dje me partinë e Lulit, sot me partinë e Saliut u prish akordi. Partia Demokratike nuk ka qenë ndonjëherë më keq se kaq”, ka shtuar Balla.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?