Balla-Bashës: Ku je Lul Nuli?! Ke një javë që je larguar nga Shqipëria

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaron se Lulzim Basha ka një javë që është larguar nga Shqipëria.  Nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook Balla thekson: “Ku je Lul Nuli?! Ke një javë që je larguar nga Shqipëria. Nuk rri “lideri” i opozitës një javë në Angli apo në Edinburg. Sepse në Edinburg është selia e Biniata Trade, prej ku pagove 675 mijë dollarë për të nxirë Shqipërinë”.

Sipas Ballës, Basha përpara se të flasë për PPP-të, të flasë për partneritetin me babalet.

“Fol për partneritetin tënd me kunatin dhe “gjobën” 11 miliard lekë që u ke marrë sipërmarrësve si shantazh. Fol për partneritetin me paratë ruse”, – deklaron Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë i Taulant  Ballës në facebook:

Swiss Digital Mobile Reklama

Ku je Lul Nuli?! Ke një javë që je larguar nga Shqipëria. Nuk rri “lideri” i opozitës një javë në Angli apo në Edinburg. Sepse në Edinburg është selia e Biniata Trade, prej ku pagove 675 mijë dollarë për të nxirë Shqipërinë.

Përpara se të flasësh për PPP-të, fol për partneritetin tënd me babalet. Fol për partneritetin tënd me kunatin dhe “gjobën” 11 miliard lekë që u ke marrë sipërmarrësve si shantazh. Fol për partneritetin me paratë ruse.

Mos fol ti për ekonominë shqiptare. Foli Tregu Financiar dhe Banka Botërore këtë javë për ekonominë e shqiptarëve. Sepse ti interesohesh vetëm për ekonominë e kunatit. Ti interesohesh vetëm për disa mjeranë të paguar për t’u përgjuar dhe për autorët e tu dhe pagatorët e tu të babaeleve që ti vetë i nis në azil. Kthehu Lulzim në Shqipëri sepse ke punë në gjykata dhe prokurori javën e ardhshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?