Balla e Tabaku, debate në Kuvend për Urën e Bunës. Deputetja: Do t’i jepet përparësi Malit të Zi

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka akuzuar qeverinë se me ndërtimin e urës në lumin Buna, qyteti i Shkodrës po lihet në plan të dytë.

Nga foltorja e Kuvendit, Tabaku deklaroi se ky projekt, vendos në plan të parë Malin e Zi, duke bërë kështu që t’i humbasin atraksionet Shkodrës.

Ura e Bunës është një projekt i cili e lë komplet Shkodrën jashtë vëmëndjes, heq gjithë atraksionet e Shkodrës dhe bën të mundur që të dal, sigurisht çdo gjë e Shkodrës në plan të dytë. Ndërkohë që në plan të parë vendosen çdo gjë e Malit të Zi“, tha Tabaku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë kreu i grupit socialist Taulant Balla i është përgjigjur Tabaku, duke thënë se kjo deklaratë e Tabakut është një gafë, pasi sipas tij, projekti do e bëjë Shkodrën qytetin me plazhin më të madh në Europë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dy fjalë në fund, sepse zoti ju ruajt inatin me ne, por sot dëgjova një gafë tjetër, kundërshtimin e urës në Bunë. Jeni në kohë që të pranoni gabimin deri në fund të seancës. Ura mbi Bunë është sa strategjike aq e rëndësishme edhe për Shkodrën. Ura mbi Bunë i jep Shkodrën 3 plazhe, i jep të Ulqinit, Velipojës dhe Shëngjinit. Dhe nuk ka më në Europë një të dytë që ta konkurrojë Shkodrën me plazhin më të madh ranor në Europë, 40 km të pandërprerë“, tha Balla.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?