Balla: Ministrat e rinj në një moment kyç të rrugës Europiane të Shqipërisë
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla përmes një postimi në rrjetin social facebook shprehur mbështetjen për anëtarët e ri të kabinetit qeveritar.
Sipas Ballës ministrat e rinj e marrin përgjegjësinë në një moment kyç të rrugës Europiane të Shqipërisë.
Gjithashtu Balla deklaron se Partia Socialiste është e vetmja forcë politike në Shqipëri me lidershipin, ekipin dhe programin për të realizuar aspiratën historike të hapjes së negociatave me BE.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
“Shumë besim dhe mbështetje të plotë për anëtarët e rinj të Qeverisë, të cilët marrin përgjegjësi të rëndësishme në këtë moment kyç të rrugës sonë Europiane????. Në qershor Shqipëria pret hapjen e negociatave me BE. Me vëmendjen për njerëzit, PS? është e vetmja forcë politike në Shqipëri me lidershipin, ekipin dhe programin për ta realizuar këtë aspiratë historike”, shkruan Balla.
KOHA JONË SONDAZH

