FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Balla nga Madridi: Ndryshimi i qeverisë ndodh përmes zgjedhjeve

Kongresi Elektoral i Partisë Socialiste Europiane, në cilën ne socialistët shqiptarë jemi anëtarë, i dha sot mbështetjen kandidatit të përbashkët për President të Komisionit Europian Frans Timmermans.

Aktualisht Zëvendës President i Komisionit Frans Timmermans, por edhe në detyrën e mëparshme si Ministër i Jashtëm i Hollandës, mbetet një europeist i paepur, por dhe një mbështetës i anëtarësimit të Shqipërisë në familjen europiane.

Gjatë punimeve të Kongresit ku merrnin pjesë kryeministra dhe liderë të socialdemokracisë europiane, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi takime me Presidentin e PES Sergei Stanishev, Presidentin e Grupit Socialist dhe Demokrat ne Parlamentin Europian Udo Bullmann dhe sigurisht me Zëvendës Presidentin e Komisionit Europian Frans Timmermans.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qëndrimi është shumë i qartë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Për progresistët europianë ngjarjet e një jave më parë në Tiranë, përdorimi i dhunës kundër institucioneve të shtetit, e nxitur haptazi dhe me forcë nga lidershipi i opozitës, si një metodë për marrjen e pushtetit dhe një përpjekje për delegjitimizimin e proceseve demokratike në Shqipëri është diçka e papranueshme dhe e patolerueshme. Ndryshimi i qeverisë në çdo demokraci mund të ndodhë vetëm përmes zgjedhjeve, e jo përmes kërcënimeve, bojkotit apo dorëheqjeve nga mandatet, e kurrësesi përmes përdorimit të çfarëdo forme të dhunës.

Në Shqipëri kjo krizë artificiale politike e inicijuar nga dy parti të opozitës nuk mund të përdoret për të penguar zbatimin e reformës në drejtësi, e cila është themelore për zhvillimin ekonomik dhe social të Shqipërisë dhe për procesin e bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Asnjë parti politike në Shqipëri nuk ka të drejtë të dëmtojë perspektivën europiane të Shqipërisë”, deklaroi Balla.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?