FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Balla zbulon aksionin e Prokurorisë: Shumë shpejt, hetime për politikanë në nivele të larta

Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla paralajmëroi se në ditët në vijim do të ketë hetime për politikanë të niveleve të larta. Deklaratat Balla i bëri gjatë takimit të Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE që po zhvillohet në Tiranë. “Në vazhdim presim të ketë hetime për politikanë të niveleve të larta” tha Balla ndër të tjera.
Ndërsa, kryetarja e Delegacionit të Parlamentit Evropian, Monica Macovei, i ka drejtuar mesazhe të forta dhe të qarta politikës shqiptare lidhur me procesin e zgjedhjeve dhe luftën ndaj krimit e korrupsionit. Macovei i kërkoi politikës të bashkohet për të zbatuar Reformën në Drejtësi, si dhe të nisë menjëherë ndjekjet penale për rastet e korrupsionit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?