Balla: Në Bundestag ka një shumicë bindëse në favor të hapjes së negociatave

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi nga foltorja e Parlamentit se Sali Berisha gjatë qeverisje së tij sabotoi pavarsinë energjitike të Kosovës, duke bllokuar projektin e KfW-sw të linjës së transmisionit mes Shqipërisë dhe kosovës.
“Sali ti e mbylle kohën tënde me shumë pika të zeza dhe një prej tyre është sabotimi që i bërë pavarsisë energjitike të Kosovës, duke bllokuar projektin e linjës së transmisionit mes Shqipërisë dhe kosovës. Projektin e rëndësishëm të KfW-së ti Sali e bllokove dhe u deash të vinim ne në pushtet në 2013 për ta zhbllokuar”, deklaroi Balla.
Sipas Ballës, sa herë që Kosova ka qenë në një moment të rëndësishëm historik, gjithmonë ka qenë Sali Berisha që ka sabotuar.
“Kur Ibrahim Rugova bënte rezistencë, ti e furnizoje Sllobodan Millosheviçin me naftë. Kur serbët kryenin genocide në Bosnje, ti furnizoje me tuba përmes liqenitt ë Shkodrës makinerinë ushtarake të Serbisë. Kur gjithë klasa politike shqiptare edhe me Ilir Metën, PS-ja sigurisht në krye mbështeste marrëveshjen e Rambujesë, i vetmi politikan shqiptar që ishte kundër saj, e cila ishte fillesa e Pavarsisë së sotme të Kosovës, ti ishe i vetmi politikan kundër. Të gjithë e dinë, teksa u çlirua Kosova me porosi të forcave aleate vetëm Sali Berishës nuk i lejoheh të shkonte në Kosovë”, tha Balla.
Duke folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Balla u shpreh: “Pozicioni zyrtar i Shqipërisë sot është se Shqipëria ashtu si SHBA, BE dhe Gjermani e mbështesin tërësisht dialogun mes shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës me vendin fqinj Serbinë, sepse ky dialog i ideuar dhe drejtuar nga lidershipi i znj. Migherini. Ne e mbështesim dialogun”, theksoi Balla.
Duke folur për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, Balla tha se në Bundestagun gjerman me gjithë përpjeket tuaja antishqiptare ka një shumicë bindëse në favor të hapjes së negociatave.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?