Barcaleta e Blushit për Edi Ramën
Deputeti Ben Blushi ka përshkruar si cdo shkrimtar tipin e personit që bën zhurmë që të tjerët të mos dëgjohen. Duke folur në emisionin e Arjan Canit “Zonë e Lirë”, ai tha se ishte njëri që e njihte në rradhën e pare ne takimin e Elbasanit.
“Po i flisja dikujt që hungërinte, bënte një zhurmë të çuditshme dhe nuk arrija të dëgjoja veten. Ishte ulërimë e panatyrshme nuk e kisha dëgjuar kurrë. Punon në bashkinë e Elbasanit. Ai kishte cilësi si zhurmues, se cfarë ishte ai nuk e di”.
Në vijim Blushi tregoi një barcaletë të shkëputur nga një metodë e anglishtes me shumë përdorim në vitet e komunizmit.
Po tregoj një barcoletë. Nuk kishim libër anglishteje vetëm nje “Essential” para pluralizmit. Libri ka pasë shumë humor. Dhe njëri prej këtyre po e tregoj tani.
“Ishin katër shokë dhe shkojnë të kapin trenin nga një qytet në një tjetër. U vonuan dhe iku treni. Thanë të pinin nga një birrë dhe humbën edhe trenin tjetër e kështu me rradhë deri në trenin e gjashtë. Kur erdhi treni tre prej tyre arritën të hypnin në tren por njëri mbeti.
Ky që mbeti filloi të qeshte me të madhe. Kur e pyetën se pse po qeshte kaq shumë ndërsa kishte humbur trenin ai u përgjigj. Këta të tre qe kapen trenin kishin ardhur të më përcillnin mua”.
Edhe këta me Ramen janë nisur për të më përcjellë mua por kanë marrë trenin gabim, tha Blushi.

