FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bardhi, kërkesë Nikollës: Të zhvillohet me debate seanca për miratimin e ndryshimeve në qeveri

Gazment Bardhi i është drejtuar me një shkresë kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, ku i kërkon që sot në Parlament miratimi i dekreteve për emrat e rinj të qeverisë të shoqërohet me debate dhe diskutime.

Në mbështetje të neneve 48 dhe 110 te Rregullores së Kuvendit, ku përcaktohet se “çdo deputet ka të drejtë të flasë jo më shumë se 10 minuta, me përjashtim kur në Rregullore poroshikohet ndryshe”, kërkojmë që shqyrtimi i Dekreteve per shkarkimin dhe emërimin e Ministrave të zhvillohet me diskutimin e secilit deputet qe deshiron të diskutoje.

Në asnjë nen të Rregullores së Kuvendit nuk parashikohet pamundesia për të diskutuar për këtë çështje. Neni 110 i Rregullores së Kuvendit parashikon rregullat e posaçme të miratimit të përbërjes së Këshillit te Ministrave, qe eshte i aplikueshëm edhe në rastin e ndryshimeve në këtë përbërje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, nese nga ana juaj vlerësohet që diskutimi duhet të jetë me kohe të përcaktuar sipas nenit 48, pika 3 e Rregullores së Kuvendit, lutemi të therrisni mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve për të diskutuar mbi këtë cështje”, thuhet ne shkresen e Gazment Bardhit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?