Basha akuza Ramës: Dyfishohet numri i bizneseve të mbyllura (VIDEO)

Kreu i PD-së, Lulzim Basha përmes një postimi në facebook, ka denoncuar gjendjen e vështirë që po kalojnë bizneset, kjo përmes publikimit të një videomontazhi.

Sipas Bashës, gjithçka ndodh për shkak se vëmendja e Edi Ramës është te krimi dhe oligarkët. “Me Edi Ramën në qeveri, krimi dhe oligarkët pasurohen, biznesi i zakonshëm po falimenton”, thuhet në videomesazh.

Sipas shifrave të pasqyruara në video, vetëm në shtator janë mbyllur 1.978 biznese, nga 838 që u mbyllën një vit më parë. “Me Edi Ramën në qeveri, çdo vit është më keq për shumicën e bizneseve”, thuhet më tej në videon që ilustron me grafikë edhe periudhat 9-mujore 2017-2018.

Swiss Digital Desktop Reklama

Krahasimi me vitin e kaluar tregon, sipas kreut të PD-së, se falimentimi i bizneseve është gati dyfishuar. Nga 6.969 biznese të mbyllura në periudhën gusht-shtator 2017, për 9 muaj të këtij viti rezultojnë të mbyllura 11.292 biznese.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?